Subscribe

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu po zhvillojnë një komunikim online me Komitetin e Ekspertëve të Shqipërisë dhe Turqisë.

 

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë theksoi se lufta me këtë sëmundje nuk mund të fitohet dot vetëm, teksa theksoi se garancia e kësaj lufte nuk janë politikanët, por ekspertët.

 

Më tej, ai shtoi se sistemi shëndetësor në Shqipëri është i qëndrueshëm dhe se nuk ka ezaurim të kapaciteteve.

 

“Jemi përpjekur të mësojmë nga të tjerët.Turqia, ndër vendet më të përgatitura për COVID. Komiteti ynë i ekspertëve është si në vendet e zhvilluara.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *