Subscribe

Kryeministri Edi Rama nuk e kurseu zhgënjimin ndaj Bashkimit Europian, duke e quajtur qëndrimin e këshillit, dështim të përsëritur.

Në një konferencë për shtyp me homologun Zoran Zaev, pas forumit ekonomik që u mbajt sot në Shkup, shefi i qeverisë nuk ngurroi ta krahasojë situatën me pritjen e Godosë.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER

“Mndoj se Zoran dhe unë jemi lexuesit më të konsumuar të Samuel Beket në dramën “Duke pritur Godonë”. Por ndryshe nga shkrimet ne nuk do të presim por do të vazhdohjmë të punojmë për njerëzit tanë dhe ti bëjmë vendet tona në përputhje me standartet europiane. Cfarë mund të bëjmë më shumë, ata thonë se na duan por nuk janë gati për martesë kështu që ne do të vazhdojmë të shijojmë lirinë. Të kërkosh drejtësi nga BE në procesin e integrimit është si të presësh fund të lumtur në librin e Becket, e pamundur.”

 

Ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut nënvizoi se Tirana dhe Shkupi nuk kanë alternativë tjetër përvecc integrimit në union prandaj vendimi pozitiv mbetet ccështje kohe.

 

ZORAN ZAEV

KRYEMINISTER, MAQEDONI E VERIUT

 “Nuk është e drejtë veccanërisht për Shqipërinë por është një ccështje motivimi për ne që të vazhdojmë me europianizimin e vendeve tona, kur Europa të jetë gati edhe ne do të jemi gati, kjo është cështje kohe.Nuk jemi vetëm dhe nuk jemi të izoluar. Popujt tanë dhe qeveritë tona në mes të Ballkanit demonstrojnë vlera europiane, duke punuar intensivisht për thellimin e bashkëpunimit mes nesh.

 

Sa i takon marrëdhënieve me fqinjin jugor, më herët në forum, kryeministri Edi Rama e konsideroi paradoks faktin që zyrtarisht Shqipëria dhe Greqia janë në gjendje lufte.

 

“Ne ramë dakort që të shkojmë në gjykatë për ccështjen e detit, sepse jemi njerëz mesdhetarë dhe e kemi të vështirë të jemi objektivë kur duhet të ndajmë diccka prandaj na duhet një arbitër dhe kjo gjë do të shkojë në rrugën e duhur. Marrëdhënia me Greqinë duhet parë me syrin e njerëzve të thjshtë që jetojnë dorë për dore me njëri tjetrin, Nuk ka asnjë problem mes qytetarëve grekë dhe atyre shqiptarë. Por ka një paradoks tjetër sepse zyrtarisht jemi në luftë me Greqinë. Imagjino jemi në një marrëdhënie kur duhet të jemi fqinj të mirë por në kushte lufte. Tipike shaka ballkani, por shpresoj që të marrë fund dhe të mos ketë të qeshura dhe urrejtje në të njëjtën kohë.”

 

Rama shtoi në fjalën e tij se Greqia si anëtare e BE, nuk mund ti kthejë shpinën rajonit ndërsa për raportet me Ankaranë, të gjithë kanë interes që ato të shkojnë në rrugën e duhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *