Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Asamblese Kombëtare të PS, Rama përvec kritikave për punën e drejtuesve lokal të kësaj partie, ka fshikulluar në mënyrë të vecante deputetin e kësaj force ne qarkun e Lezhes, Gjetan Gjetani. Ky I fundit një ditë më parë kishte pohuar se situate e rendit ne Kurbin dhe në Shkodër nuk ishte aspak e mirë dhe se ai do të ishte I pari që do të dilte në proteste për rendin dhe sigurine ne vend nëse komisariati I Kurbinit nuk do të pastrohej.

Rama e përjashtoi “live” deputetin e Kurbinit.

“ Gjetan Gjetani duhet të përjashtohet nga grupi I PS. Ai ka bërë mirë që nuk ka ardhur sot në këtë mbledhje. Gjetani ka shantazhuar për vende pune. Ai kërkonte ekskluzivitet për shefa policie në Kurbin dhe kjo ishte arsyeja përse ai bëri një ditë më parë ca deklarata pocaqi për policine e shtetit. Në duhet ti japim fund futjes së hundeve në punët e shtetit”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *