Subscribe

Kryeministri Rama iu përgjigj online të gjithë pyetjeve që kishte marrë nga qytetarët në rrjetet sociale në lidhje me masat shtrenguese në kuadër të luftës ndaj COVID-19.

Rama tha se nëse do të lehtësohen masat sadopak do të ketë më shumë rrezik për thyerje rregullash.

Prandaj, tha Rama, është e rëndësishme që cdo hap I vogel lehtësimi që ai vetë ka premtuar, do të bëhet me shumë kujdes.

Por bashkarisht me këto hapa të vogla lehtësimi të kufizimeve do të kombinohen edhe me shtrengimin e disa masave të tjera që lidhen me shkeljet e rregullave që mund të cënojnë jetën e të gjithëve.

Kreu I qeverise paralajmëroi se ndaj atyre që do të shkelin rregullat mund të ketë edhe heqje lirie.

 

“Nëse ne do të lirojme edhe më shumë rregullat për përdorimin e makinave për të shkuar në punë që ne i kemi hapur, nga ana tjetër do të përdorim masa shumë të forta për ata që p.sh, do ta përdorin për të transportuar njerez dhe për të lëvizur jo për punë.”.

Rama falenderoi 99.99 të shqiptarëve që sipas tij kanë bërë një rezistencë të mrekullueshme në këtë luftë të pazakonte.

Ai deklaroi se pa këtë vullnet te qytetareve dhe pa marrjen e shpejtë të masave që në fillim të pandemisë, sot mund të kishim pasur mijëra viktima në Shqiperi dhe jo vetëm 17.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *