Subscribe

Kryeministri Edi Rama pas marrjes së presidencës së OSBE-së është shprehur se Shqipëria do të zbatojë të gjitha angazhimet sa i takon kësaj organizate.

 

Në fjalën e tij shefi i qeverisë ka theksuar se Rama duhet të adaptojmë instrumentet në mënyrë që të përballohen sfidat.

 

Rama ndër të tjera theksoi se motoja për këtë udhëheqje është që “të zbatojmë angazhimet tona së bashku.

 

 “Prandaj kuptimi i qartë i të gjitha  intervenimeve ishte që përgatitjet janë të shkëlqyera dhe kjo është mjaft inkurajuese sepse sigurisht është legjitime të them që disa anëtarë edhe mund të kenë qenë pak skeptikë dhe më shumë se disa anëtarë në vendet e tyre kanë shprehur skepticizëm, për faktin sesa të gatshëm jemi ne për të përballuar këto detyra. Kjo është ditë historike për Shqipërinë sepse është hera e parë në historinë e saj që Shqipëria ka një rol në skenën ndërkombëtare dhe sigurisht për çdo shqiptar e di rrugën ë gjatë që na duhet për të arritur deri këtu. Kjo është një arsye që ne të jemi krenarë.”Të zbatojmë angazhimet tona së bashku”. Kjo është motoja jonë dhe vendosmëria jonë. Sigurisht kjo do të thotë që të sigurojmë përputhshmëri të plotë me angazhimet e OSBE që janë zhvilluar në 45 vitet e fundit. Ne duhet të sigurohemi që akti final i Helsinkit  konsiderohet akoma mjaft i vlefshëm. Ne duhet të adaptojmë instrumentet që të reflektojmë sfidat tona, duke pasur në mendje që mos zbatimi i parimeve të aktit të Helsinkit dëmton integritetin e OSBE sepse  mund të dobësojë demokracitë dhe mund të ngrejë rreziqe të papranueshme për shqiptarët.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *