Kryeministri Rama reagoi në Twitter pas apelit të partive kryesore gjermane që janë në qeveri që palët politike të ulen në dialog për zgjidhjen e krizës politike.

Kreu I qeverisë falenderon partitë politike gjermane për vëmendjen sipas tij në lidhje me situatën politike në vendin tonë. Rama shprehet dakort me thirrjen e partnereve Gjermanë që palët politike në Shqipëri të ulen menjehere në dialog politik pa kushte, duke shmangur retoriken e dhunshme që largon vendin nga procesi I integrimit.

Edi Rama shton se dialogu duhet zhvilluar sa më shpejt pasi 30 qershori po afron.

 

 U jam shumë falenderues miqve të Shqipërisë dhe partnerëve politikë të LB&PD në CDU/CSU, për vëmendjen e tyre ndaj situatës politike! Krejt dakord me gjithçka kanë shprehur publikisht dhe për nevojën e dialogut pa kushte. Koha nuk pret sepse 30 qershori s’është në dorën tonë!

 

Në reagimin publik që Unioni Kristiandemokrat dhe Kristiansocial (CDU/CSU) dha për Deutsche Welle-n u shpreh shqetësim për krizën e brendshme politike në Shqipëri dhe për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen pa opozitën

Dy deputetët, Johann David Wadephul, zëvendëskryetar i grupit parlamentar CDU/CSU në parlamentin gjerman dhe njëherazi drejtues i grupit të punës së Ballkanit Perëndimor, si dhe Christian Schmidt, CSU, raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm dhe ish-ministër federal, ndër të tjera sugjeruan shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *