Subscribe

Kur ende Maqedonia e Veriut nuk ka një qëndrim përfundimtar mbi propozimin e presidentit francez Emannuel Macron për zgjidhjen e ngërçit me Bullgarinë, kryeministri Edi Rama e quan një gabim të madh nëse ai do të rrëzohej.

 

Përmes një interviste dhënë për një media në Shkup, Edi Rama u kërkon faktorëve politikë t’i thonë po propozimit francez, që do t’i hapë rrugë nisjes së negociatave anëtarësuese të dy vendeve fqinje, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Ka të bëjë me zgjedhje dhe tani ka ardhur koha të bëni zgjedhjen. Instikti dhe mendimi im modest më thotë që do ishte një gabim i madh mos ta pranoni. Do të ishte një gabim i madh sepse vendi mund të mbetet shumë mbrapa dhe askush nuk do ketë vullnetin të kthehet prapë dhe imagjinoni të mblidhni të gjitha vendet bashkë, prandaj mos e bëni, thjesht mos e bëni. Më duhet t’ju them se në këtë situatë liderët e BE-së nuk mund të bëjnë më shumë. Është një mekanizëm në vetvete që ka nevojë të ndryshojë. Ata kishin ngelur në kurth, ishin strucët e Bullgarisë si ne por sigurisht për ne ishte një eksperiencë e dhimbshme të ishe peng.

 

Kjo kërkesë thotë kryeministri Edi Rama vjen ndaj homologut maqedonas Dimitar Kovaçeski si një nevojë për ardhmen e Maqedonisë së Veriut dhe jo sepse për Shqipërinë nuk ka zgjidhje tjetër. Kujtojmë se kryeministri e ka lajmëruar se Tirana zyrtare nuk do të presë në pafundësi por do të kërkojë shkëputjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e saj anëtarësues.

 

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Unë nuk po dal dhe të them ty Dimitar që qeveria dhe parlamenti, vëllezërit dhe motrat maqedonase ta pranojnë përndryshe unë jam në vështirësi sepse Shqipëria do përballet me vështirësi, Shqipëria tani e ka kapërcyer pikën ku mund të eci vetëm dhe sigurisht ne do të kërkojmë të ecim të ndarë nëse Maqedonia e Veriut nuk do e pranojë por po them do e pranoj sepse nuk do ketë një propozim tjetër, është përfundimtari, dhe ju nuk keni pse të rrini dhe 17 vite të tjera përballë asaj dere. Kështu që hapeni këtë derë, hapeni tani

 

 

Duke iu referuar qëndrimit të Bullgarisë, Edi Rama mendon se çështjet e historisë për të cilat dy vendet kanë mosdakordësi nuk duhet të përbëjnë pengesë për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Unë e respektoj Bullgarinë, e respektoj popullin bullgar. Është e komplikuar prandaj nuk duhet të jetë pjesë e e rrugës drejt BE-së, në mendimin tim. Kjo gjë më revolton, çështje midis dy vendeve të lidhura me historinë para së gjithash bëhen çështje të politikës dhe politika nuk është për të zgjidhur historinë, politika ose e bën ose e komplikon edhe më shumë historinë, pra sa më shumë që përpiqeni të zgjidhni diçka nëpërmjet politikës, aq më e vështirë bëhet sepse bëhet çështje midis partive dhe pastaj bëhet çështje elektorale dhe kështu ka ndodhur, por në fund janë çështje që mbeten për t’u zgjidhur midis jush dhe nuk më takon mua të them çfarë është e drejtë dhe e gabuar.

 

Në javën që lamë pas, kryeministri Edi Rama bëri me dije mundësinë e mbajtjes shumë shpejt të konferencës së parë ndërqeveritare mes dy vendeve dhe Bashkimit Evropian.

 

Kjo datë do të kushtëzohet nga rezultati i bisedimeve të Dimitar Kovaçevskit me faktorët politikë atje,që deri më tani propozimi francez gëzon miratimin e qeverisë, presidentit por jo të opozitës së Maqedonisë së Veriut e cila kërcënon me protesta.

 

TITRA:

“SHKUPI TE PRANOJE PLANIN FRANCEZ”

 

RAMA: REFUZIMI DO TA LINTE MAQEDONINE E VERIUT EDHE 17 VJET PARA DERES SE BE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *