Autostrada Tiranë-Durrës ka qene e bllokuar per disa ore. E diela e parë e korrikut ka shënuar fluksin më të madh të automjeteve deri tani në këtë aks te rendesishem. Trafiku i renduar niste në Maminas e vijonte thuajse deri ne Vore. Temperaturat e larta të kësaj jave kanë bërë që sot në një ditë pushimi, qytetarët të nisen për bregdet. Por ndryshimi i menjëhershëm i kushteve atmosferike dhe fillimi i reshjeve te shiut mesa duket ka bere qe ata te zihen ne befasi. Kështu qe ne kthim trafiku është renduar. Drejtuesve te mjeteve u janë dashur ore pritje deri sa kane mbërritur ne kryeqytet.





