Një vajzë e mitur ka ndërruar jetë këtë të premte në Durrës pasi ra në kontakt me energjinë elektrike.
Vajza e mitur është me inicialet A.B., 10 vjeçe.
Ngjarja është regjistruar në banesën e të miturës, rreth orës 16:20 në lagjen Nr.17 të qytetit bregdetar.
Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.