Ka shkuar në 32 numri i viktimave si pasoje e uraganit Florence  qe goditi luglindjen e shteteve te bashkuara. Për të tretën ditë Virxhinia, Karolina Veriore e ajo Jugore, dhe Merilendi, po përballen me gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve masive.

 

Deri më tani qindra persona janë evakyar nga zonat e rrezikuara nga vërshimet e fuqishme të ujit në qytetin bregdetar te Wilmingtonit.

Mediat shkruajnë se qyteti me një popullsi prej gati 120.000 banoresh eshte kthyer “ishull” për shkak se të gjitha rrugët janë të pakalueshme dhe të mbuluara nga uji.

 

Sipas autoriteteve dëmet materiale që arrijnë miliona dollarë. Mbi 480 mijë shtëpi kanë mbetur në errësirë totale.

 

Edhe pse stuhia është dobesuar, shërbimi metereologjik kombëtar paralajmëroi rrezikun se në dy ditët në vazhdim, shirat mund të sjellin përmbytje të tjera.

 

Autoritet i bëjnë thirrje banorëve të jene te vemendshem deri sa situata të normalizohet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *