Subscribe

Kriza e çmimeve që po reflektohet në çdo produkt ushqimor dhe jo vetëm, ka sjellç panik mes qytetarëve.

 

Agim Kasa është një prej tyre. Nga frika e shtrenjtimit të mëtejshëm, ai ka bërë blerje produktesh më shumë se në ditët normale.

 

“Kemi frikë, nuk është se jemi shumë veta në familje, por më shumë dua të shmang abuzimin me çmimet. Blejmë jo vetëm për të kaluar ditët, por edhe për ditët në vijim, sa mundësi të kemi.”

 

Por ai, si shumë të tjerë thotë se në këto ditë me çmime të larta, blerjet janë fokusuar vetëm tek produktet bazë ushqimore.

 

“Blejmë më kryesoret, oriz, makarona, vaj, miell. Ato që na duhen përditë.”

 

Por, pavarësisht shtrenjtimeve, qytetarët ankohen se cmimet në shumë raste duken abuzive, pasi rriten brenda një kohe shume te shkurter.

 

“Çmimet janë shumë të larta, por çfarë të bëjmë, do të blejmë me patjetër ato që na duhen. Por po blejmë më të nevojshmet.”

 

Blerjet e shtuara kanë sjellë një furnizim më të shpeshtë nga ana e tregtarëve. Por ata nënvizojnë se nuk ka mungesë të produkteve.

 

Ndërkohë Instituti i Statistikave publikoi inflacionin për muajin shkurt, i cili arriti në 3.9% , më i larti i viteve të fundit.

 

Edhe gjatë muajit që lamë pas, rritjen më të madhe të çmimeve e mbajnë produktet e shportës, si ato ushqimore, karburantet, energjia dhe transporti.

 

E gjithë kjo situatë ka sjellë një shtrenjtim të ndjeshëm të kostos së jetesës, e cila përkthehet në rritje të varfërisë, krysisht për shtresat më në nevojë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *