Subscribe

Gjatë vitit 2020 Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar 117 kërkesa për sekuestro të 657 pasurive të ndryshe dhe biznese, 62 kërkesa për konfiskim dhe janë dhënë 27 vendime. Shifrat u bënë publike nga drejtuesi i SPAK, Arben Kraja gjatë raportimin në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

 

ARBEN KRAJA

DREJTUES I SPAK

“Prokuroria e Posaçme ka qenë e përfshirë në disa operacione të tjera, ku përfshihen sekuestrimet e pronave, hetimet për pastrimet e parave. Kemi arritur të çojmë 7 persona në gjyq vitin e kaluar dhe kemi dërguar edhe një rast, të suksesshëm ku persona të tjerë dënohen për pastrim parash. Kemi marrë dhe vendim konfiskimi ditët e fundit. SPAK ka dorëzuar 117 kërkesa për sekuestro të 657 pasurive të luajtshme të paluajtshme dhe biznese. 62 kërkesa për konfiskim janë dhënë 27 vendime, vetëm 2 nuk u pranuan”.

 

Lufta kundër krimit do të jetë një ndihmë për procesin e negociatave. Për këtë Kraja tha se SPAK është në kontakt me ndërkombëtarët.

 

“Kemi dhe kontribute konkrete. Kemi kontribuar për hapjen e negociatave, me një rast, me kryenegociatorit kam marrë pjesë në një delegacion në Gjermani për sfidat që kemi.”

 

Pavarësisht pandemisë, Kraja tha se SPAK në një kohë të shkurtër ka arritur të godasë disa grupe ndërkombëtare të krimit duke bashkëpunuar me policinë e vendit dhe ato të huaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *