Pishinat, plazhet dhe liqenet kanë filluar të hapen. Ja çfarë duhet të dini për të qëndruar i sigurt nga koronavirus dhe Covid-19 kur notoni.

Shmangni sipërfaqet

Edhe pse Covid-19 kryesisht përhapet nga një person në tjetrin, ekziston akoma mundësia që të infektoheni duke prekur një sipërfaqe të kontaminuar. Në mjediset e notit, ku përfshihen dyert e dhomave, dollapët, tualetet, stolat shkallë pishine, kangjella etj.

“Sigurohuni që ato zona pastrohen dhe dezinfektohen midis përdorimeve,” thotë Dr. Baumgarten.

Mos i ndani lodrat në plazh ose pishina

Artikujt e zakonshëm si komardaret, topat e plazhit dhe lodrat e fëmijëve duhet të pastrohen midis përdorimeve, thotë Dr Baumgarten. Sigurohuni që nuk po i ndani me persona të tjerë qoftë këto që përmendëm më sipër apo dhe ushqimet tuaja.

Mos harroni rreziqe të tjera të ujit

Rreziku i kontaminimit me Covid-19 nga uji, përveç nëse jeni me njerëz të tjerë, është i ulët. Por edhe me gjithë vëmendjen që shkon drejt pandemisë, mos harroni se uji paraqet rreziqe të tjera.

Të qenit shumë afër njerëzve jashtë rrethit tuaj mund të jetë i rrezikshëm gjatë Covid-19/ Burimi: Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *