Të shtëna me armë janë regjistruar në orëte para të mëngjesit të sotëm jashtë një klbui nate në Greqi.

Siç bëjnë me dije mediet greke, rreth orës 07:00 të mëngjesit, një ose disa persona të panjohur, të cilët ndodheshin në një xhip hapën zjarr jashtë Club Escape.

Tre persona u plagosën, dy prej tyre vëllezër. Sipas protothema, njëri nga personat e plagosur është qëlluar në kokë.

Tre të plagosurit kishin udhëtuar nga Athina në Kretë për një festë beqarie.

Moshat e tyre janë 33, 28 dhe 24 vjeç.

Të plagosurit janë dërguar në spital dhe gjendja e dy prej tyre cilësohet si e rëndë.

/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *