Subscribe

Drejtori I ARRSH, Afrim Qendro ka sqaruar qytetarët në lidhje me projektin e Unazës së Re.

 

Ai tha se nuk do të ketë bllokim të lëvizjes së mjeteve në këtë aks, por kufizim të trafikut me tre korsi deri ne muajin janar.

 

Qendro sqaroi se tek ish-Shqiponja nuk do të ketë rrethrrotullim por gjysmë-unazë. Ai shtoi se rreth-rrotullimi perkohesisht do te jete tek kthesa e Kamzes.

 

Qendro theksoi se edhe transporti publik në këtë zonë nga Pallati me Shigjeta tek ish-Shqiponja do të jetë i kufizuar ashtu sikurse edhe kalimi i mjeteve te renda.

 

Drejtoi i ARRSH sqaroi edhe problematikën e banesave që do të prishen për zbatimin e projektit.

 

“Do të ngrejmë grupe pune për vlerësimin e banesave sipas ligjit. Së shpejti do të ketë një VKM për vlerat e dëmshpërblimit. Do të përcaktohet një dëmshpërblim edhe për ato banesa që preken pjesërisht nga zgjerimi I rrugës. Ata që kanë banesa pa leje do të trajtohen me bonuse qeraje ose kredi të buta. Të gjitha pemët dhe ndriçimi që po hiqet do të vendoset diku tjetër.”

Ai tha se ne aksin nga Pallati me Shigjeta tek Dogana kalojne mbi 40 mije mjete ne dite dhe ishte e nevojshme te ndertohej nje rruge njehere e mire me parametra moderne dhe e zgjeruar me rruge dytesore ne te dyja anet.

 

“Zona e Astirit ka aq banore sa per tre qyteti te jugut ose te veriut se bashku. Kesisoj ishte e nevojshme te benin nje projekt te plote qe me nenkalime dhe mbikalime, rruge detysore,  barriera mbrojtese nga zhurmat e makinave dhe korsi bicikletash ne menyre qe kjo zone te mos ndahet nga pjesa tjeter e Tiranes por te jete e inkorporohet dhe te jete pjese integrale e kryeqytetit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *