Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
05 May 2026
Vizion fokus

Spanja sekuestron sasinë rekord të drogës në Atlantik

Von der Leyen: Sulmet iraniane ndaj Emirateve janë të...

Makina përplas turmën e këmbësorëve në Leipzig, dy të...

Trump paralajmëron Iranin: Nëse sulmoni anijet amerikane, do t’ju...

Sulmi ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, Irani: Nuk kishim...

Erdogan kritikon Europën: BE ka nevojë për ne më...

Trump paralajmëron Iranin: Nëse sulmoni anijet amerikane, do t’ju...

SHBA-të i përgjigjen Teheranit, bombardojnë me “Apashë” 6 anije...

Zelensky hedh poshtë propozimin e Rusisë për armëpushim njëditor...

Presidenti i Libanit: Nuk është koha e duhur për...

Punësohen 218 infermierë, Manastirliu: Portali ofron transparencë dhe meritë

18 Mars 16:43

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu priti infermierët e punësuar rishtazi, ku tha se portali “Infermierë për Shqipërinë” do të përfshihet në ligjin e ri për kujdesin shëndetësor.

 

“Nëpërmjet ligjit të ri të kujdesit shëndetësor që ne kemi propozuar, portali ‘Infermierë për Shqipërinë’ të vendoset në ligj, për të mos u kthyer kurrë prapa në punësimin me taraf e parti, por për të ligjëruar këtë mënyrë transparente punësimi, që i jep hakun që i takon gjithësecilit”, tha Manastirliu.

 

Duke theksuar se platforma “Infermierë për Shqipërinë” për punësimin e infermierëve në sistemin shëndetësor është një hap përpara drejt garantimit të transparencës dhe meritokracisë për punësimin në sistemin shëndetësor publik, Ministrja e Shëndetësisë tha se ky sistem përparëson përzgjedhjen e më të mirëve.

 

“Nga 218 profesionistë të punësuar, ka mes jush infermierë ekselentë që kanë hyrë në testim me 10 pikë bonus, një praktikë e re e vendosur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në kuadër të ‘Paktit për Universitetin’ dhe angazhimit që kemi marrë për të rritur cilësinë në kujdesin shëndetësor, përmes punësimit të më të mirëve në sistemin publik”, u shpreh në fjalën e saj Ministrja e Shëndetësisë.

 

Manastirliu theksoi gjatë takimit me infermierët e sapo punësuar, se, edukimi në vazhdim do të jetë detyrim i institucioneve shëndetësore.

“Punësimi është vetëm hapi i parë. Tashmë edukimi në vazhdim, do të vendoset në ligjin e ri të kujdesit shëndetësor si detyrim i institucioneve për t’jua mundësuar dhe nëse jo, do të penalizohen drejtuesit e institucioneve shëndetësore”, tha Manastirliu.

Duke u ndalur te ndryshimet në ligjin e ri të kujdesit shëndetësor, Manastirliu tha se akreditimi 5-vjeçar i institucioneve shëndetësore publike dhe jo publike, do të bëhet vetëm nëse plotësohen kriteret bazë, që do të jenë kusht për akreditimin.

“Ndryshimet që ne propozojmë në ligj lidhen edhe me plotësimin e kushteve bazë të çdo institucioni që ofron shërbim shëndetësor, qoftë ky publik apo jo publike. Nëse nuk plotësojnë kushtet bazë, nuk do të munden të operojnë më, pasi do t’u pezullohet licensa deri në plotësimin e këtyre kushteve dhe më pas do të mund të përfshihen në procesin e akreditimi”, tha Manastirliu.

 

218 infermierë dhe teknikë të shkencave mjekësore teknike u punësuan vetëm me konkursin e tretë “Infermierë për Shqipërinë”, ndërsa janë 1161 profesionistë ((1,031 infermierë, 82 mami, 5 fizioterapist dhe 18 teknik imazherie) që i janë bashkuar sistemit shëndetësor publik që prej hapjes së portalit “Infermierë për Shqipërinë” një vit më parë.

Posted Under:
Politike
Tagged:
Manastirliu Merite Portal punesim

Nga e njëjta kategori

Aksidenti tragjik në Durrës, Balla thirrje Policisë së Shtetit: “Të fortët” e lagjes s’duhet të kenë patentë!

më shumë...

Tragjedia në Durrës, Braçe në Kuvend: Ngjarja duhet trajtuar si vrasje, jo si shkelje rrugore! Të ndryshojmë Kodin Penal

më shumë...

Aksidenti tragjik në Durrës, seanca plenare nis me një minutë heshtje për dy të miturit

më shumë...

Berisha: Në kulmin e çmimit të naftës qeveria u hoqi subvencionin fermerëve, po largoni shqiptarët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:12

Moza dhe Adi në televotim kokë më...

11:34

Sara merr surprizën e veçantë nga fëmijët...

10:48

Ofendimet mes Adit dhe Mozës, Agai merr...

10:37

Çfarë ndodhi mes Adionit dhe Mozës? Fermeri:...

10:31

Spanja sekuestron sasinë rekord të drogës në...

10:29

Von der Leyen: Sulmet iraniane ndaj Emirateve...

10:24

Kush është fermerja që u largua nga...

10:16

Gresa dhe Ola braktisin debatin, Moza: Situatat...

10:03

Makina përplas turmën e këmbësorëve në Leipzig,...

9:52

Fryrja e barkut, zbuloni ushqimet dhe pijet...

9:47

Trump paralajmëron Iranin: Nëse sulmoni anijet amerikane,...

9:36

Tensionet në Ferma Vip, Moza u përgjigjet...

9:33

Sulmi ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, Irani:...

9:25

Erdogan kritikon Europën: BE ka nevojë për...

9:11

Kurti takim me Kallas: Kosova, e përkushtuar...

9:04

Debate, emocione dhe surpriza! Nis FERMA VIP,...

8:44

Trump paralajmëron Iranin: Nëse sulmoni anijet amerikane,...

8:12

SHBA-të i përgjigjen Teheranit, bombardojnë me “Apashë”...

8:11

Zelensky hedh poshtë propozimin e Rusisë për...

7:31

Presidenti i Libanit: Nuk është koha e...

Më të klikuarat

  • Bëhuni gati për kthesën e papritur! Horoskopi javor nga Meri...
  • Ofendimet mes Adit dhe Mozës, Agai merr vendimin ekstrem, çf...
  • Aksident fatal në Berat-Dimal, motomjeti përplaset me makinë...
  • Çfarë ndodhi mes Adionit dhe Mozës? Fermeri: Ndihem 1 milion...
  • Anijet amerikane kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.