Per shumen tjetër marramendëse 180 milionë euro Kyliani Mbape shkon te Paris Sen Zhermen. E konfirmon Lequipe qe tregon dhe detaje se si sheikët do ti shpëtojnë rregullave te fairplayt financiar te UEFA-s. Nje vit Mbappe do te huazohet dhe me pas do te derdhet shuma e 180 milionë eurove qe do ti korrespondojnë edhe pajisjes  se sulmuesit me nje kontrate 5-vjeçare.

 

Duket se Monakon e kërcënon edhe nje tjetër largim i nje lojtari kryesor, pasi prestigjiozja franceze ben te larguar nga Monako Thomas Lemar ne drejtim te Liverpool per shumen e 72 milionë eurove. Kjo tregon se Liverpuli nuk është me i ngurte ne çështjen Kutinjo dhe është bindur tashme te negocioje me Barcelonën,  teksa data 31 gusht po afron. Ne loje janë 168 milion euro, nga e cila mund te nisin negociatat.

 

Nga ana tjetër,  është shfaqur me ne fund ne Barcelone Ousmane Dembele, i cili ka nënshkruar nje kontrate 5 vjeçare dhe pajiset me nje klauzole te frikshme plot 400 milionë euro. Francezi do te mbaje numrin 11 te lene te lire nga largimi i Nejmar. Dortmundi ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e francezit. Ai është Andrij Jarmolenko 27 vjecari ukrainas i Dinamos se Kievit, qe do te kaloje ne Dortmund per te paktën 30 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *