Subscribe

Kreu i qeverisë, Edi Rama vlerësoi reformën në drejtësi dhe procesin e vetingut.

 

Për Ramën, deri tani janë dhënë sinjale pozitive se në të ardhmen do të kemi gjyqësor të drejtë, raporton “Vizion Plus”.

 

Kryeministri, duke treguar se qytetarët kërkojnë arrestimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, deklaroi se nuk është kryeprokuror.

 

“Njerëzit kishin entuziazëm se vetingu do të pastrojë sistemin, por një pjesë e madhe nuk kuptojnë që vetingu është vetëm hedhja e bazave. Vetingu nuk është gjykatë që dënon gjykatësit e prokurorët e korruptuar. Nuk është se u hoqën disa dhe u arrestuan të gjithë të korruptuarit, duke qenë se vetingu filloi, por njerëzit kanë akoma fiksimet e tyre pse s’u arrestua ky e ai, a thua se unë jam kryeprokurori. Nëse e shikojmë sot, disa shenja pozitive janë dhënë, u arrestua një gjyqtare me një grup rreth saj që kishte marrë vendime të tmerrshme. Por deri dje kjo nuk mund të ndodhte, sot ndodh. Është një mesazh shumë i qartë për të gjithë. U arrestua një mjek që kishte rrjepur dynjanë. Deri dje kjo nuk ndodhte. E fundit që ka krijuar një turbullirë me vendimin e Sekretarit të Shtetit për të vlerësuar një gjykatës shqiptar, është shumë domethënëse. Nëse sot themi a kemi ne drejtësinë që duhet? Ne s’e kemi drejtësinë që duhet. Por kemi hedhur bazat dhe kjo nuk diskutohet.”

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *