E mërkurë, 28 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 37 minuta më parë
Video · Politikë

Pse Meta nuk e dekreton Lleshin? Gjykata e ktheu në postin e zv/Shefit të Shtabit

Presidenti Meta si asnjehere me pare ka shfrytezuar te gjithe hapesiren kohore qe I jep kushtetuta para se te vendose per njeriun qe kryeministri Rama i ka propozuar por postin e ministrit te brendshem Sander Lleshi.

Mesohet se pervec informacioneve nga sherbimi informativ shteteror dhe sherbimi sekret i ushtrise, kreu I shtetit ka kerkuar nga Ministria e Mbrojtjes sqarime per statusin e Sander Lleshit ne forcat e armatosura.

Reklamë

Meqenese kushtetuta ne nenin 103 percakton se  “Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as të jetë drejtues ose anëtar i organeve të shoqërive fitimprurëse,” problemi qe mban pezull Sander Lleshin duket se eshte dilema nese ai ka apo jo detyre ne forcat e armatosura.

Lleshi ka mbajtur postin e zevendes Shefit te Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura deri ne vitin 2013 kur u shkarkua me dekretin e presidentit  te atehershem Nishani. Por po ate vit ai fitoi ceshtjen ne gjykate e cila vendosi pavlefshmerine e dekretit dhe pranoi rikthimin e tij ne detyren e zv.Shefit te Shtabit te Pergjithshem.

Më shumë video

Reklamë