Ndërsa Partia Socialiste kryeson rezultatin e numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare, ka ardhur edhe një reagim nga reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, ai shkruan që ky proces duhet të merret me sportivitet dhe se socialistët mos të gëzohen para kohe, pasi në fund do të zhgënjehen.

 

“Mos u gezoni shumë se do te merziteni aq shumë sa s’do dini nga do shkoni! Dardha e ka bishtin mbrapa! Merreni me sportivitet.”

 

Kujtojmë se Stresi është në kërkim nga policia, pasi akuzohet si organizator i protestës kundër vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *