Politikë
PS pranon kërkesën e PD-së! Miratohet ngritja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025

Këshilli i Legjislacionit ka miratuar ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, pas kërkesës së Partisë Demokratike.
Partia Socialiste ka pranuar kërkesën e opozitës për ngritjen e këtij komisioni, në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila kishte urdhëruar Kuvendin të vijonte me procedurat për krijimin e tij.
Pas miratimit në Këshillin e Legjislacionit, çështja do t’i kalojë Konferencës së Kryetarëve, e cila do të përcaktojë përfshirjen e saj në rendin e ditës së Kuvendit.
Komisioni Hetimor synon të shqyrtojë problematikat dhe pretendimet e ngritura nga opozita lidhur me procesin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




