E martë, 24 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Bulqiza sërish nën ujë, përmbytet rruga që lidh dy lagjet, banorët: S’ka shtet, Zoti e bëftë mirë

Qytetarët e Bulqizës janë përballur sërish këtë vit me të njëjtën problematikë si vitin e kaluar.

Rruga që lidh dy lagjet e qytetit të minatorëve është nën pushtetin e ujit duke vështirësuar lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve.

Qytetarët kanë hasur vështirësi për të lëvizur nga njëra lagje në tjetrën ku kanë vendosur gurë e pllaka që të mos zhyten në ujë.

Qytetarët thonë se kjo përmbytje e rrugës shkaktohet sa herë ka rreshje shirash, ndërsa përmbytjes nuk i shpëton as terminali i autobusëve. Vështirësi në lëvizje kanë edhe automjetet e vogëla.

Reklamë

“Shumë problem është. Nuk ka shtet. E njëjta situatë sa herë bie shi”, thotë një qytetar.

“Ky është turp i madh, njerëzit kthehen mbrapa. Edhe makinat e vogla s’kalojnë dot. Zoti e beftë mirë, situata nuk po zgjidhet. Për të shkuar te terminali duhet të vendosësh varka”, thotë një banor tjetër.

Shkak për përmbytjen e kësaj rruge bëhet kanali ujëmbledhës mes dy lagjeve që nis nga qafa e Buallit.

Edhe pse vitin e kaluar u bë një zgjerim i tij, nuk ka mjaftuar për të përballuar sasinë e madhe të ujit që u grumbullua nga shirat e fundit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.