E martë, 13 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

PS mbështet votimin elektronik, Balla: Tirana ta aplikojë në zgjedhjet lokale, t’i japim fund numërimit që zgjat me ditë

Partia Socialiste mbështet votimin dhe numërimin elektronik në zgjedhje, ndërsa Bashkia e Tiranës mund të jetë një nga zonat ku kjo teknologji do të aplikohet në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm. Kështu u shpreh kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve.

Balla theksoi se përdorimi i teknologjisë do të mundësonte daljen më të shpejtë të rezultateve dhe do t’i jepte fund procesit të gjatë të numërimit të votave, i cili në disa raste zgjat me ditë të tëra.

Reklamë

“Bashkia Tiranë do të ishte perfekte për votim dhe numërim elektronik në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm”, deklaroi Balla, duke shtuar se përcaktimi i bashkive ku do të aplikohet ky sistem do t’u lihet përfaqësuesve politikë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Ai iu përgjigj gjithashtu qëndrimeve të kreut të PD-së, Sali Berisha, duke i cilësuar ato të nxituara. Sipas Ballës, Partia Demokratike ka dhënë më herët dakordësinë për përdorimin e votimit elektronik në disa procese zgjedhore, pa ngritur pretendime për sigurinë dhe cilësinë e sistemit.

Reklamë

Balla përmendi përvojat e mëparshme me votimin elektronik, duke theksuar nevojën për të gjetur një zgjidhje që garanton shpalljen e shpejtë të rezultateve. Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e depolitizimit të komisioneve zgjedhore.

Kreu i grupit parlamentar socialist u shpreh se reforma zgjedhore duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe jo e njëanshme, duke theksuar se përmbushja e detyrimeve në rrugën drejt Bashkimit Europian është përgjegjësi e të gjithë Kuvendit.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.