Prej gjashtë ditësh, Jarinja dhe Bërnjaku, dy pikat kufitare në veri të Kosovës, vijojnë të jenë të bllokuara nga protestuesit.

Mediat serbe raportojnë se avionët luftarakë të ushtrisë serbe po fluturojnë afër Jarinjës dhe kanë publikuar pamje të artilerisë së rëndë ushtarake që janë nisur drejt kësaj pike kufitare.

Tanke, kamionë ushtarakë dhe mjete të tjera janë parë në Rashkë, shkruajnë mediat serbe. Ky provokim nuk është i pari nga pala serbe.

Gjatë ditës së sotme dy aeroplanë ushtarakë po ashtu janë parë në afërsi të hapësirës ajrore në Jarinjë duke bërë manovra. Paraqitja e aeroplanit ngjalli duartrokitje nga të serbët e grumbulluar, të cilët bërtitën “Serbia, Serbia”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *