Subscribe

Tensioni shoqëroi pjesen me te madhe te protestës se opozitës.

 

Sheshi para Kuvendit ishte pushtuar nga qindra protestuesit e opozitës, të thirrur për të penguar mazhorancën të votonte kryeprokurorin e përkohshëm.

 

Dhuna ishte e pranishmen ne protestë. Shkopinjtë e flamujve te SHBA dhe BE iu hodhën forcave te policisë. Jo vetem kaq. Protestuesit e thirrur ne tubim nga PD e LSI hodhën edhe tymuese drejt uniformave blu.

 

Presioni ishte i madh ndaj forcave te rendit, të cilët shoqëruan edhe ata që u përpoqën të thyenin gardhin mbrojtës për t’u futur në Parlament. Por pa ia arritur.

 

Pati edhe të plagosur, të cilët u shoqëruan nga ambulanca.

 

Inkurajim protestuesit patën edhe nga deputete te PD dhe LSI, te cilët benë thirrje te mos dorëzoheshin, por të ecnin përpara drejtë parlamentit.

 

Pas përfundimit te seancës plenare, ku mazhoranca votoi prokurorin e përgjithshëm të përkohshëm, protestës iu bashkuan deputetet e opozitës.

 

Per Lulzim Bashen votimi ne Kuvend per prokuroren e përkohshme eshte kapja e drejtësisë nga kryeministri Rama, i kapur nga krimi e droga.

 

E ashpër në deklaratë ishte kryetarja e LSI-së Kryemadhi.

 

Pas rreth 3 orë tubimi plot tension dhe përballje me policinë, protestuesit u shpërndanë. Ndërsa krerët e opozitës deklaron se beteja do te vazhdoje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *