Subscribe

Fermerët dhe blegtorët janë duke protestuar edhe në Shqipëri krahas vendeve të BE-së. Rreth 100 të tillë protestuan sot në urën e Kardhiqit, në hyrje të aksidt Kardhiq-Delvinë.

Ata thanë se do të takoheshin me ministren e Bujqësisë, Anila Denaj, për t’i prezantuar katër pikat kryesore të protestës: rritjen e çmimit të shitjes së qumështit, dyfishimin e subvencioneve, sistemimin e lerave malore dhe mundësimin e kontratave 15 vjeçare për kullotat, ndërsa nuk janë dakord me orarin e takimit.

Lexo edhe :

Related Posts

“Jemi në protestën e radhës pasi zotërinjtë e ministrisë na kanë lënë një takim por e kanë lënë në një moment të papërshtatshëm sepse kujtojnë se ne do të largohemi.

Ata e kuptojnë profesionin tonë. Zonja ministre ka ardhur mesa kemi informacion, ndodhet në Tepelenë do të inaugurojë një thertore. Një rrugë e dy punë si i thonë. Nuk e di, do të vizitojë edhe një fermë në Dragot. Ne prapë do t’ja paraqesim ato 4 pika dhe në qoftë se ata nuk reagojnë do të na kenë në rrugë përsëri sepse kanë bërë edhe presion.

Te shumë blegtorë ka pasur presione. Mos dilni në protestë sepse do t’ju heqim kullotën, ke filanin në punë, ke fistekun. Me polici, kanë përdorur edhe Policinë e Shtetit. Unë dhe dy të tjerë jemi shoqëruar. Madje edhe na kanë intimiduar, na kanë thënë se juve ju tërheqin gazetarët dhe ju nxjerrin në rrugë. Në rrugë ne kemi dalë vetë për të drejtën tonë, nuk na kanë marrë gazetarët. Sot jemi në protestë, nuk tërhiqemi. Në Polici më kanë bërë presion, më kanë thënë që ti je organizatori, ti i nxjerr në rrugë. Unë nuk jam organizatori. Jam si të gjithë këta këtu”– u shpreh njëri prej tyre.

Sipas tij, nëse këto 4 pika nuk zgjidhen ata do të shesin bagëtinë dhe do të largohen nga vendi.

“Ne kemi 4 pika zotëri i dashur. As për subvensionet as për kullotat as për veprat ujore. Nuk ka më kthim pas sepse ne po vuajmë si qeni. Nëse ata nuk na zgjidhin këto 4 pika, ne do t’i shesim dhe do të ikim nga ky vend sepse kjo është e qëllimshme”- tha njëri prej blegtorëve./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *