E shtunë, 24 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Protestë kundër “plehrave”

Shoqëria civile ka hedhur parulla e thirrje kundër deputeteve ne oborrin e parlamentit, pasi këto të fundit miratuan ligjin për importin e mbetjeve ne Shqipëri. Ata kanë paralajmëruar se do te fillojnë te mbledhin firmat për mbajtjen e referendumit lidhur me këtë çështje, pasi sipas tyre për një ligj të tillë duhet të shprehen qytetarët dhe jo ligjvënësit. Pjesëtare të shoqërisë civile, mes te cilëve ambientaliste, gazetare dhe aktivistë kanë qëndruar dhe protestuar jashtë ambienteve të kuvendit, gjatë kohës kur në sallë vijonte debati për importin e mbetjeve. Me herët ata thane se kjo nisme ligjore e deputeteve është demi me i madh qe ata po i bëjnë mjedisit dhe shëndetit te shqiptarëve. Sipas tyre plehrat e ardhura nga jashtë, nuk do te kenë asnjë kontroll para hyrjes ne Shqipëri dhe çështja e pastrimit te mbetjeve ne qytetet shqiptare do te lihet pas dore.

 

Më shumë video

Reklamë