Familjarët e grupit të Kumanovës, kanë protestuar në ditën e flamurit, në Shkup dhe Prishtinë, në shenjë revolte ndaj autoriteteve maqedonase, të cilët dënuan me 746 vite burg të afërmit e tyre. Ata kërkojnë rigjykimin e çështjes dhe hetim ndërkombëtar, duke theksuar se të dënuarit nuk janë terroristë.

 

Më 2 nëntor Gjykata Penale e Maqedonisë dënoi me burgim të përjetshëm 8 anëtarë të Grupit të Kumanovës, 6 prej tyre me 20 vjet heqje lirie, ndërsa dënimet e tjera variojnë nga 18 deri në 12 vite burg. Në mesin e të dënuarve, 19 persona janë nga Kosova.

 

Ata akuzohen për ngjarjet e 10 majit të vitit 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ku gjatë përleshjeve u vranë tetë policë maqedonas dhe 14 anëtarë të grupit.

 

Ende nuk dihet se çfarë ndodhi saktësisht në Lagjen e Trimave, por sipas avokatëve të shqiptarëve të dënuar, bëhet fjalë për një ngjarje të inskenuar nga shërbimet sekrete, në kohën kur vendi fqinj vuante krizën e thellë politike dhe drejtohej nga ish kryeministri Nikolla Gruevski.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *