Gati një orë pasi qytetarët nisën të grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, protesta po zhvillohet e qetë. Pjesëmarrësit po marshojnë drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa nuk janë tërhequr nga kërkesa e tyre.

 

Ata duan shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, të cilin e akuzojnë se ka manipuluar vrasjen e Klodian Rashës.

 

Thirrjet e protestuesve ishin “Poshtë diktaktura”, “Rama ik”, “Drejtësi për Klodianin”, “Ardi Veliu, jep dorëheqjen”, ndërsa u këndua edhe himni kombëtar. Kjo është dita e pestë e protestës. Tubimet e mëparshme janë karakterizuar nga tensione, trazira dhe akte dhune.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *