Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq  kadekretuar ligjin shumë të debatuar për lirine e feve, pas miratimit të tij nga parlamenti mes perleshjeve të dhunshme  gjatë seancës parlamentare.

Ndërkohë që ky ligj pritet të publikohet në gazetën zyrtrare kanë vijuar protestat në qytetet kryesore të vendit fqinj, kryesisht nga serbët ortodoksë të cilët kundërshtojnë miratimin.

Protesta janë shtrire ne Podgoricë , tivat e nikshic. Situata ka qenë tejet e tensionuar në Nikshiç  ku dhjetëra të rinj serbë kane sulmuar me fishekzjarre policinë. Ndërsa Policia është kundërpërgjigjur me  gaz lotsjellës. Mesohet se një officer ka mbetur I plagosur  gjatë përleshjeve në Cevna.

Dhuna e protestuesve kundër policisë është dënuar nga Mitropoliti i Malit të Zi.

Miratimi i ligjit të premten shkaktoi bojkotin e deputetëve pro-serbë ndersa nuk munguan perleshjet mes ligjvenesve .

Sipas opozites ligji i heq te drejten e pronesise kishes ortodokse serbe ne malin e Zi.Nderkohe autoritetet kishtare kane paralameruar se do ti drejtohen organizatave nderkombetare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *