Protestat kundër mbajtjes së maskës për nxënësit në shkolla janë zgjeruar edhe në Greqinë fqinje. Rreth 3,000 njerëz marshuan në rrugët e Selanikut të dielën në mbrëmje me thirrjet kundër diktaturës së pandemisë.

 

Duke mbajtur në duar banderola me mbishkrimet “Larg fëmijëve tanë, jo për vaksinimin e detyrueshëm dhe testet e COVID”, protestuesit organizuan tubime edhe në Athinë, Heraklion, Kania, Patras dhe qytete të tjera në të gjithë Greqinë.

 

Edhe në Spanjë, qindra mësues, prindër dhe studentë marshuan në rrugët e kryeqytetit Madrid duke kundërshtuar mbajtjen e maskës. Kritikat ndaj menaxhimit të pandemisë janë shtuar, ndërsa qytetarët akuzojnë qeverinë se ushqen interesat e veta ekonomike duke shfrytëzuar situatën e shëndetit publik.

 

Fundjava mblodhi mijëra protestues edhe në Romë, aty ku mijëra njerëz e konsiderojnë abdsurd detyrimin për mbajtjen e maskës në shkolla. Me thirrjet për liri, demonstruesit u shprehën skeptikë për shifrat e vërteta të vdekjeve nga COVID-19.

 

Sipas tyre, fëmijët nuk duhet të jetojnë me frikë, mbajtja e maskës nuk është provuar efektive nga ana mjekësore dhe mund të shkaktojë edhe pasoja psikologjike tek nxënësit e shkollave.

 

Protestat kundër mbajtjes së maskës dhe vaksinimit të detyrueshëm prej disa javësh janë mbajtur në shumë qytete të mëdha europiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *