E mërkurë, 28 Tetor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Politikë

Protesta e opozitës, Rama: Degjenerim i pandalshëm dhe dëshpërim i pangushëllueshëm!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e kësaj të diele, për protestën kombëtare të opozitës, duke dënuar aktet e dhunës dhe shkatërrimit të pronës publike, ndërsa shprehu solidaritet me punonjësit e policisë që u plagosën gjatë përplasjeve.

Në një reagim në “X”, Rama e cilëson protestën e opozitës si degjenerim i pandalshëm, teksa shton se protestuesit tashmë janë rekrutuar në mercenarë me pagesë.

Reklamë

Kryeministri theksoi se protesta është e drejtë demokratike, por dhuna e organizuar nuk ka asgjë të përbashkët me lirinë e shprehjes.

Reagimi i Edi Ramës:

Reklamë

Ka në Europë protestues, anarkistë, ekologjistë, ekstremistë të djathtë a të majtë, studentë, anti-globalistë, tifozë huliganë, grupime lloj-lloj që dalin në rrugë për arsyet e tyre, maskohen, armatosen me molotovë dhe thyejnë e djegin, duke plagosur punonjës policie e shkatërruar prona…

Po qysh nga koha e partive famëkëqia të 100 vjetëve më parë në Gjermani e Itali, ka vetëm një parti parlamentare në Europë, që të ketë në programin e aktivitetit të saj si pjesë të pandarë të ekzistencës së vet qysh nga lindja, ushtrimin e dhunës, shkatërrimin e pronës, sulmin ndaj godinave të institucioneve, deri edhe ndaj godinës së vet, mobilizimin e paramilitarëve, të cilët deri dje ishin çeta e liderit shpirtëror, kurse tanimë janë thjesht mercenarë të rekrutuar me lekë nga rrugaçët e lagjeve, që veshin maska apo fshehin fytyrën pas tabelave për të mbaruar punë me hedhjen e molotovëve pa u identifikuar nga kamerat!

Tanimë këto farë protestash me pisllëkun që krijojnë në bulevard, ngjajnë si jashtëderdhja në rrugë e plakut të lajthitur që i organizon… Degjenerim i pandalshëm dhe dëshpërim i pangushëllueshëm!

Të shkuara punonjësve të policisë që u plagosën e lënduan nga kjo lukuni e verbër????

Vazhdo të lexosh

Reklamë