Një 25-vjeçare u arrestua nga Policia e Beratit pasi u kap me drogë në makinë dhe duke ushtruar prostitucion.

 

Referuar njoftimit të policisë, shtetasja me iniciale R. D. fillimisht u kap nga uniformat blu sepse po drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

 

Më pas, gjatë kontrollit, asaj iu gjet në xhepin e xhupit dhe në shtëpi një qese e vogël kanabisi dhe disa doza heroinë.

 

Nga ana tjetër, policia procedoi penalisht edhe 24-vjeçarin M. D. pasi në momentin e arrestimit të të resë ishte bashkë me të në makinë dhe dyshohet se po ushtronin prostitucion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *