Prokurorin në Prokurorinë e Përgjithshme, Kostaq Beluari kalon me sukses vettingun. Nga verifikimet e ILDKP, Beluari rezulton se ka kryer deklarim të saktë dhe justifikon pasurinë dhe burimet financiare.

 

Sa i përket aftësive profesionale KPK ka thënë se Kostaq Beluri ka pushuar çështjen e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanzës 2 vite më parë, gjë të cilën e pranoi edhe vetë prokurori, por tha se ishte një vendim i drejtë.

 

Sipas KPK prokurori ka apartament banimi 142 m katrorë të ndarë në dy banesa. Prokurori zotëron vetëm 63 metra katrore, te cilen e ka blere per 1 mln leke. Ai ka llogari rrjedhëse 721 mijë lekë kursime nga paga, depozitë bankare pa afat 30 mijë lekë me kursime nga paga.

 

Pasi u dëgjuan palët, KPK vendosi që vendimi për Kostaq Beluarin të jepet në datën 12 korrik. Ndërkohë pjesë e trupës gjykuese ishin Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komiçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *