Subscribe

Prokurori i antimafias Italiane Federico Cafiero De Raho shprehu shqetësimin e tij për trafikun e kanabisit dhe kokainës, ndërsa shtoi se grupet kriminale shqiptare dhe italiane kanë krijuar aleanca në Itali.

 

Pas takimit me kryeprokuroren Arta Marku, De Raho tha se kriminaliteti shqiptar është prezent në të gjithë Italinë.

 

“Kemi evidentuar si kriminaliteti shqiptar është shumë prezent në Itali. Ka aftësi të bashkëpunojë me mafian, Ndraghetën, Sacra Corona Unita dhe burime të tjera kriminale në Itali.  Kriminaliteti shqiptar ndërhyn në trafikun e drogave të lehta, armëve dhe së fundi po drejton trafikun e kokainës.  Hetimet që po bëhen në Itali janë të shumta. Kriminaliteti shqiptar nuk është prezent vetëm në brigjet joniane, pra në Kalabri dhe  në brigjet puglieze, por së fundi është prezente dhe në veri të Italisë.”

 

Sa i takon trafikut të drogës prokurori i antimafias tha se për Italinë vijon të jetë një shqetësim. De Raho shtoi se mafia shqiptare ka mësuar nga ajo Italiane duke inkriminuar policë apo dhe pjesë të politikës.

 

“Trafiku i kanabisit vijon të jetë shqetësim. Di që të shumta kanë qenë plantacionet e kanabisit të shkatërruar por mesa duket kanabisi që ende eksportohet është frut i konservuar në depozitë. Ne takimin me ministrin e brendshëm mu bene te ditura iniciativat qe janë bere. Edhe largimet e rreth 280 efektiveve nga radhët e policisë te inkriminuar eshte nje hap i rendesishem. Ky është nje modalitet tipik i strukturave te mafias. Ne itali ajo ka qene e forte sepse ka arritur te beje per vete njerëz te policisë,  ekonomisë dhe politikes. Mafia shqiptare ka bere diçka te tille duke bere aleanca me organizata mafioze duke u futur kështu ne ekonominë legale, si dhe duke pasur raporte dhe me pushtetin politik.”

 

De Raho tha se vetingu në polici tregon dëshirën e mirë që të luftohet krimi. Sipas tij largimi i punonjësve të policisë që mund të kenë bashkëpunuar me grupet kriminale është shumë e rëndësishme, ndërsa duhet të krijohet një strukturë e besueshme që individualizon njerëzit e ndershëm.

 

Prokurori antimafia vizitoi edhe zyrat e task forcës operacionale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *