Edhe një luftëtar si ai duhej të dorëzohej. Pas një mundimi prej vitesh, Gianluca Vialli , një nga sulmuesit më të fortë në historinë e futbollit italian dhe të kombëtares, largohet nga kjo jetë. Një nga ikonat e dekadave të fundit, që e pa atë të rrëmbëjë titullin kampion, atë të 1991 -shit me Sampdorian, dhe të rikthejë titullin në Torino me Juventusin në 1995 , përpara Ligës historike të Kampionëve një vit më pas po me ngjyrat  bardhezi. I emigruar në Chelsea pas eksaperiencës tek Juventus, ai mundi të vlerësohej edhe në Angli si futbollist dhe më pas trajner.

I lindur në Kremona më 9 korrik 1964, Gianluca u rrit në një familje më shumë se të pasur dhe filloi karrierën e tij në ekipin e të rinjve Pizzighettone përpara se të transferohej në ekipin e qytetit të tij. E nisi si anësor dhe më pas u shndërrua në sulmues. Ai bëri debutimin e tij në Cremonese të cilën më pas kontribuoi, nën drejtimin e Emiliano Mondonico, duke u ngjitur në Serie A në 1984. Vetëm atë vit ai u transferua tek Sampdoria nën drejtimin e Mantovanit, duke u bërë një symbol I klubit. Në vitin e tij të parë ai fitoi Kupën e Italisë (të cilën kur të largohej nga Genoa do ta fitonte edhe dy herë), më pas, me ardhjen e Boskov dhe mirëkuptimin e jashtëzakonshëm brenda dhe jashtë fushës me Roberto Mancinin, do të fitonte edhe Kupa e Kupave në vitin 1990 dhe mbi të gjitha kampionatin historik të vitit pasardhës 1991, ne klumin e një rivaliteti më Milanin e madh, Interin apo Juventusin. Në vitin 1992 fitoi edhe Superkupën e Italisë.

Kjo është ndeshja e tij e fundit me Sampdorian para se të transferohej te Juventus. Disa vjet bardhezi më të cilën fituan fillimisht, Kupën UEFA në 1993, përpara dopietes Scudetto-Champions League nën drejtimin e Lippit (si dhe një Kupë Italie dhe një Superkupë).

Pas Juventusit, transferohet te Chelsea, në vitin 1996. Në sezonin e parë fiton Kupën e Anglisë, më pas në rolin e dyfishtë të trajnerit dhe lojtarit, fiton Kupën e Ligës, Kupën e Kupave dhe Superkupen evropiane, duke shfrytëzuar në mënyrën  më të mirë një Gianfranco Zola të shkëlqyer. Karrierës së tij i duhet shtuar eksperienca në kombëtare, me të cilën merr pjesë në një kampionat europian, në vitin 1988 dhe në dy Botërorë, në 1986 dhe në 1990.

Në total në karrierë ai shënoi 275 gola profesionistë dhe fitoi titullin si golashënuesi më i mirë në sezonin 90/91.

Si trajner ka drejtuar teik Chelsea dhe Ëatford para se ti përkushtphej rolit të komentuesit sportiv, aktiviteteve të ndryshme bamirëse dhe shkrimit  të dy librave. Në vitin 2019 ai iu rikthye rolit aktiv në futboll duke u futur në radhët e Federatës si kryetar i delegacionit të kombëtares italiane, duke arritur kulmin në Kampionatin Evropian 2021 të fituar nga Azzurret, ekip që drejtohej nga miku i tij i madh Mancini (dhe i përlotur përqafimi mes të dyve pas fitores në Ëembley kundër Anglisë është imazhi më ikonik i atij triumfi).

Megjithatë, ai do të mbahet mend gjithmonë për aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të qenë vendimtar në zonën e penalltisë, duke gjetur golin në një mijë mënyra të ndryshme, duke shfrytëzuar përparimin mbresëlënës, dhe aftësinë e jashtëzakonshme akrobatike.  Përveç kësaj, ai e kuptoi se si të pozicionohej në fazën e mbrojtjes dhe ishte thelbësor për presionin e kërkuar nga Lippi në vitet e Juventusit. Me pak fjalë, ai ishte një nga sulmuesit më të mirë italianë të të gjitha kohërave. /Sportmediaset

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *