Subscribe

Edhe pse jemi në vitin 2016-të, Shqipëria jo vetëm që nuk arrin të furnizohet 24 orë me ujë të pijshëm, por më shumë e gjysma e kapaciteteve që hedh në qarkullim ujësjellësi shpërdorohet dhe vidhet. Kreu i Entit Rregullator të Ujit, Arben Dervishi, tha përpara deputetëve të Komisionit të Veprimtarive Prodhuese se përveç faktit që shumë ndërmarrje ujësjellësi dalin me humbje, probleme ka edhe me cilësinë e tij dhe sigurinë e konsumatorit. Deputetët socialistë kanë kërkuar të dinë se si mund të zgjidhet problemi i mbifaturimit të qytetarëve. Kreu i komisionit Eduard Shalsi, duke iu referuar rastit para disa ditëve më parë në kryeqytet, pyeti se përse Enti Rregullator nuk ndërhyu në këtë situatë. Nëse do të duhej të bëjmë një analogji, situata në sektorin e furnizimit me ujë është e njëjtë me të atë të energjisë elektrike, dy vite më parë. Një pjesë e mirë e konsumatorëve marrin shërbimin, por nuk e paguajnë, e shumë të tjerë e paguajnë më shumë, përmes faturave abuzive që ndonjëherë i çon Drejtoria e Ujësjellësit. Qeveria ka lançuar disa herë një aksion kundër informalitetit në këtë sektor, por ende nuk ka filluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *