Moti keq me reshje dhe temperatura të ulta ka përfshirë Mirditën dhe Qarkun e Kukësit. Reshjet e dëborës bënë që qarkullimi rrugor të ketë probleme.
Reshjet e borës vijojnë me intensitet të lartë, sidomos në kahun e Kukësit, pas kalimit të tunelt të Kalimashit në Rrugën e Kombit.
Në këtë segment autoritetet e mirëmbajtjes ndërhynë me automjetet borëpastruese.





