Presidenti amerikan Donald Trump, pret që të verifikojë nëse përgjigjet me shkrim për pyetjet e Prokurorit Special Robert Mueller do të mjaftojnë për të shmangur për momentin një intervistë të rrezikshme me prokurorët.

 

Bëhet me dije se pyetjet kanë të bëjnë me njohuritë që kishte presidenti për aktivitetin rus gjatë zgjedhjeve të 2016. Kjo është hera e parë që Presidenti Trump ka bashkëpunuar drejtpërdrejt me procesin hetimor mbi ndërhyrjet ruse.

 

Zyra e Prokurorit Mueller pranoi që presidenti të jepte përgjigje me shkrim lidhur me dyshimet se ka pasur bashkëpunim të fshehtë mes fushatës presidenciale të zotit Trump dhe rusëve. Për momentin pyetjet për pengim të procesit të drejtësisë janë lënë për më vonë.

 

Ndërkohë që Trump ju ka thënë gazetarëve se i kishte përgatitur përgjigjet vetë, ndërsa pritet që Mueller përsëri të thërrasë për dëshmi presidentin nëse mbetet i pakënaqur me përgjigjet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *