E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Nazime Visha le qelinë

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka falur Nazime Vishën. Kreu i shtetit ka vendosur te dekretoje faljen pas kërkesës së Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani. 22 vjeçarja ka lene mesditën e se premtes qelitë e burgut 325 ne Tirane, ndërsa jashtë e priste gjyshja e saj. Nazime Visha u dënua me dhjete vjet burg pasi kishte qëlluar per vdekje me arme zjarri Fiqiri Muçen personin qe e kishte dhunuar seksualisht nga mosha 14 -vjeçare. Sipas Nishanit e reja kishte kryer më shumë se 1/3 e dënimit dhe përfitonte faljen. Presidenti ka dekretuar faljen edhe pes e 22-vjeçarja kreu nje krim te rende, vrasje me paramendim.

Më shumë video

Reklamë