Blendi Klosi përsëriti edhe njëherë ftesën e kryeministrit Edi Rama drejtuar Partisë Demokratike për bashkëpunim.

 

I ftuar këtë të hënë në emisionin “Quo Vadis”, Klosi theksoi se ata janë të gatshëm që të diskutojnë për çdo gjë me PD-në, teksa vuri theksin edhe tek bashkëpunimi për zgjedhjen e emrit të ri të Presidentit, pas shkarkimit të Metës.

 

“Jemi të gatshëm të diskutojmë për çdo gjë. Ne nuk garojmë për të marrë mandatin e tretë, por për t’i dhënë Shqipërisë nja stad tjetër jetese.  Jemi të gatshën të bashkëpunojmë edhe për emrin e Presidentit. Rama e ka bërë të qartë propozimin. Do të ketë një vlerësim të lidershipit të ri të PD që do të dalë në 13 qershor.”

 

Me tej, ai theksoi objektivi i PS është që Shqipëria të bëhet kampione ne zhvillim turistik në Ballkan.

 

“Kemi konkurencë jo të vogël me vendet e rajonoit. T’ia dalim të jemi opsioni i parë i rajonit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *