E shtunë, 24 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Presidenti Begaj përkujton Holokaustin: Krimet e përbindshme të gjenocidit ana më e errët që rëndon ndërgjegjen e njerëzimit

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përcolli mesazhin e rëndësisë së kujtesës historike për të mësuar nga e shkuara, që e keqja e shkaktuar nga ideologjia, politika dhe urrejtja njerëzore ndaj besimit apo etnisë të mos përsëritet kurrë.

“Krimet e përbindshme të gjenocidit, holokausti ndaj hebrenjve, shfarosja e miliona njerëzve prej mizorisë dhe urrejtjes djallëzore ndaj njerëzve për shkak të besimit apo etnisë janë ana më e errët që rëndon përjetë ndërgjegjen e njerëzimit.

Reklamë

Ne i përkujtojmë ato krime të tmerrshme në mënyrë që të mbeten në memorien tonë dhe të të gjithë botës si dëshmi e faktit se ku çon degradimi politik dhe verbimi pas ideologjive totalitare”, shkroi Presidenti i Republikës në mesazhin e tij.

Kreu i Shtetit risjell në vëmendje, gjithashtu, ndihmën e shqiptarëve ndaj hebrenjve dhe qëndrimin në anën e drejtë të historisë.

Reklamë

“Krimet e përbindshme të gjenocidit, holokausti ndaj hebrenjve, shfarosja e miliona njerëzve prej mizorisë dhe urrejtjes djallëzore ndaj njerëzve për shkak të besimit apo etnisë janë ana më e errët që rëndon përjetë ndërgjegjen e njerëzimit.

Ne përkujtojmë ato krime të tmerrshme në mënyrë që të mbeten në memorien tonë dhe të të gjithë botës si dëshmi e faktit se ku çon degradimi politik dhe verbimi pas ideologjive totalitare.

Populli ynë dëshmoi në kohën e luftës se shpirti i tij mbeti i pastër, mbrojti dhjetëra hebrenj nga persekutimi apo zhdukja, duke u bërë shembull i mrekullueshëm për gjithë historinë tonë.

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, lutemi për miliona viktimat e holokaustit dhe lutemi që kurrë më mynxyra të tilla të mos ndodhin”, shkruan më tej Begaj. /vizionplus.tv 

Vazhdo të lexosh

Reklamë