Pas dy barazimeve radhazi, Arsenal iu rikthye fitoreve ne takimin rikuperues te javës se 30 ne Premier League. Ne Emirates, topçinjtë e Arsen Venger fituan me rezultatin e pastër 2-0 ndaj West Bromuic Albion, duke ju gëzuar përsëri vendit te trete ne renditjen e përgjithshme. Londinezeve ju mjaftuan vetëm 6 minuta kur Alexis Sancezh kaloi ne avantazh skuadrën e tij. Ne minutën e 38, kiliani dyfishoi shifrat, nje rezultat qe nuk do te ndryshonte deri ne fund te takimit. Me ketë fitore Arsenal rimori vendin e trete ne klasifikim ne kuotën e 63 pikëve, dy me shume se Manchester City.

Përfundon shume shpejt efekti Kristian Broki te Milan. Ne perballjen e javës se 34 te serisë A, kuqezinjtë nuk shkuan me shume se nje barazim zhgënjyes pa gola me Karpin, ne nje ndeshje pa shkëlqim ku rastet me te pastra i takuan fundit te takimit. Ne minutën e 88 Alex dështoi te kalonte ekipin e tij ne avantazh, ndërsa dy minuta me vone Donaruma shpëtoi mrekullisht portën ne tentative e krimi. Milan u pa ne vështirësi te mëdha ne aspektin atletik, kur pas një fillimi te mire ra shpejt mes gabimeve teknike dhe nje mungese totale te ideve dhe zgjidhjeve te shpejta.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *