E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Pranga korçarit që lëvizte me shkop gome dhe pistolete në makinë

Policia e Korcës ka arrestuar në flagrancë një shtetas pasi kontrollit në banesë iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Për shtetasin me iniciale Xh.B, 25 vjeç, banues në fshatin Porodinë kishte informacione se po lëvizte me armë zjarri në automjet.

Reklamë

Shërbimet e policisë e kanë lokalizuar në lagjen nr.1, në Korçë dhe kanë ndaluar për kontroll automjetin që drejtohej nga ky shtetas, ku gjatë kontrollit fizik dhe në automjet Policia gjeti dhe sekuestroi një shkop gome.

Më pas gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me fishekë, të cilat i posedonte pa leje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë