Zv.Presidenti i PPE-së, Andrei Kovaçev mbështet Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi në lidhje me situatën politike në Shqipëri.

Edhe numri 2 i PPE-së kërkon nga qeveria dhe Parlamenti që të presin opinionin e Komisionit të Venecias, para se të votojnë për Kodin Zgjedhor.

“Mbështes qëndrimin e Komisionerit OliverVarhelyi! Kodi Zgjedhor duhet të jetë, në çdo rast, në përputhje me Opinionin e Komisionit të Venecias, pasi do të ishte në favor të demokracisë në Shqipëri.  Unë i bëj thirrje Kryeministrit Rama dhe Kuvendit të Shqipërisë që ta respektojnë këtë.”

Mirëpo, pak më herë, kryeministri Edi Rama deklaroi se mazhoranca nuk do të presë opinionin e Komisionit të Venecias për t’u shprehur për dekretin e presidentit Ilir Meta për Kodin Zgjedhor. Ai u shpreh se kur opinioni të mbërrijë, Parlamenti do të mblidhet sërish për t’u rishprehur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *