Një burrë, rreth moshës 45 vjeç tentoi të hidhej nga lartësia këtë të mërkurë në Elbasan.

 

Ai kishte hipur në Rrapin e Bezistanit dhe kërcënonte se do të hidhej nga aty, teksa thërriste me zë të lartë: “Poshtë Rama, do hidhem”.

 

Kjo pamje ka alarmuar qytetarët që po kalonin në vendngjarje, të cilët lajmëruan menjëherë policinë.

 

Pas ardhjes së uniformave blu, u bë e mundur zbritja e 45-vjeçarit, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *