Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 July 2026
Vizion fokus

Skena tmerri për turistët në Positano, dallgët e fuqishme...

Sulm me armë pranë Konsullatës amerikane në Toronto, për...

Mbi 1.2 milionë dynymë të djegura nga zjarret në...

Rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, Agron...

Ekuadori në luftë me kartelet e drogës, autoritetet: Bandat...

Peshkaqeni sulmon influencerin në Fixhi, i nënshtrohet katër operacioneve...

Netanyahu në Uashington për bisedime me Trump, Irani kryeson...

Ukraina godet rajonin e Moskës me sulmin më të...

Ofertë e “çmendur”, Al Hilal kërkon yllin e Bajernit

Trump: Po zhvillojmë bisedime të mira me Iranin, por...

Porto Romano, Rama: Vital për Korridorin VIII, gati planin agresiv për të filluar ndërtimin e portit

15 Mars 11:19

Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të podcastit “Flasim” është ndalur edhe në projektin për Portin e ri të Porto Romanos.

Ai e ka cilësuar si një iniciativë strategjike rajonale dhe europiane, ndërsa theksoi se projekti nuk është thjesht infrastrukturor, por ka për qëllim riorganizimin e rrjetit portual të vendit, transformimin urban të Durrësit dhe forcimin e kapaciteteve logjistike dhe gjeopolitike të Shqipërisë, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian dhe NATO-s.

“Kam një shënim të veçantë për sa i përket një çështje që ka marrë vëmendje mediatike dhe që, si të gjitha çështjet e tjera të kësaj bote, kur marrin vëmendje mediatike në kohën që jetojmë mbulohen nga një mjegull e madhe marrëzish, fantazish, budallallëqesh, ligësish dhe me një fjalë të vetme, dezinformimi. E kam fjalën për çështjen e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto Romanos. 

Tani, ne jemi, jo në të drejtën, por në detyrën tonë të riorganizojmë rrjetin  portual të vendit, të ndryshojmë funksionin urban të zonës Durrësit; të shpëtojmë qytetin e dytë më të madh të vendit dhe qytetin e parë turistik të Shqipërisë në vijën bregdetare nga gangrena mu në mes të organizmit të vet urban, që është porti i vjetër; të rrisim kapacitetet tona përpunuese logjistike dhe gjeopolitike, duke u përputhur me standardet e Bashkimit Europian dhe të NATO-s përmes ndërtimit të një nyje të re strategjike për, jo thjesht Shqipërinë, po për rajonin dhe për funksionimin e Korridorit 8 dhe në ndërkohë, të gjitha këto sfumohen nga lumi i marrëzive që shqiptarët janë të detyruar të përballin përditë, në çdo orë, në çdo minutë, sa herë që kanë kontakt me 700 tenxheret politike dhe mediatike.

Ideja e transferimit të portit tregtar në Porto Romano dhe e transformimit të portit aktual të Durrësit për funksionin e ri të një motorri të fuqishëm të industrisë së re të turizmit është absolutisht zgjidhja më logjike e pamundur në kohëra të mëparshme për shkak të Shqipërisë që ishte dhe plotësisht e domosdoshme për Shqipërinë tjetër që ne po ndërtojmë dita-ditës”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se pavarësisht dezinformimeve dhe kritikave që janë përhapur në media, projekti është miratuar nga ekspertë ndërkombëtarë dhe nuk ka hasur kundërshtim nga aleatët strategjikë, duke përfshirë SHBA dhe BE. Ai nënvizoi se ndërtimi i portit të ri do ta vendosë Shqipërinë në hartën logjistike të Mesdheut dhe rajonit, duke e kthyer vendin në një nyje strategjike të transportit mes Lindjes dhe Perëndimit.

“Porti i ri në Porto Romano nuk është thjesht një projekt infrastrukturor. E përsëris, është një projekt strategjik rajonal dhe europian i lidhur me funksionimin vital të Korridorit 8 dhe me nyje të tjera logjistike, ku përfshihen edhe portet e thata të Prishtinës dhe të Shkupit.

Siç e theksova në ditët e shkuara, në këtë proces nuk ka patur sikundër hidhen përpjetë ciklat e avujve të tenxhereve mediatike, asnjë shqetësim të shprehur nga aleatët tanë, as nga Shtetet e Bashkuara, as nga Bashkimi Evropian, përkundrazi projekti i hartuar nga kompania më e madhe në botë, me reputacion të padiskutueshëm, Royal Haskoning është në tryezën e NATO-s. Ka kaluar të gjithë filtrat teknik dhe tani pret të hyjë bashkë me grupin e disa projekteve të tjera të mëdha, në filtrin politik pikërisht sepse është një projekt me një vlerë të konsiderueshme gjeopolitike,  por natyrisht, e kam thënë dhe e përsëris këtë port të ri jo të gjithë e duan, jo të gjithë e mirëpresin. Faktorë brenda dhe jashtë, duke filluar nga faktorët e nëndheshëm të atyre që lidhen me trafiqet deri tek faktorë politikë dhe faktorë të tretë jashtë kufijve të Shqipërisë, s’kanë se si ta mirëpresin pasi në rastin më të mire, kjo është një fuqi e re që hyn në konkurrencën tregtare, detare të Mesdheut dhe në rastin më të ndjeshëm, ky është një faktor që merr pjesë nga, le të themi sofra, ku shpërndahet përfitimi i gjithë aktivitetit detar, tregtar në këtë pjesë të botës ku ne jetojmë.

Një port i ri i këtyre përmasave, me këtë ambicie, e çon Shqipërinë në një nivel tjetër në hartën logjistike të rajonit dhe e kthen në një vend që zotëron edhe një nyje strategjike të transportit në mes të Europës, si pikë lidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit.

Më e qartë se kaq unë nuk e di si mund të jetë. Dhe në fund dua të them që, pavarësisht vështirësive që ka hasur projekti, pavarësisht të dy proceseve të papërfunduara në sekondën e fundit, pavarësisht tërheqjes së kompanisë që ishte shumë pranë lidhjes së kontratës dhe pritej vetëm të paraqiste ofertën financiare, por që u shpreh se në kushtet e krizës dhe të rritjes së çmimeve nuk e shikonte të mundur të jepte një ofertë financiare, ne jemi gati të kalojmë në një plan tjetër të shpejtë dhe agresiv për të garantuar fillimin e ndërtimit të portit për të cilin kemi vënë dispozicion edhe të gjithë buxhetin e nevojshëm”, tha Rama./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Porto-Palermo rama

Nga e njëjta kategori

Skena tmerri për turistët në Positano, dallgët e fuqishme shkëpusin shkallët e anijes (VIDEO)

më shumë...

Sulm me armë pranë Konsullatës amerikane në Toronto, për herë të dytë brenda vitit

më shumë...

Mbi 1.2 milionë dynymë të djegura nga zjarret në Francë dhe Spanjë, një valë e re të nxehti pritet të godasë Evropën Perëndimore dhe Qendrore

më shumë...

Ministrja Sala: Heqim kufizimin moshor për Check-Up, linjë këshillimi dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:14

Skena tmerri për turistët në Positano, dallgët...

11:02

Sulm me armë pranë Konsullatës amerikane në...

10:53

Mbi 1.2 milionë dynymë të djegura nga...

10:40

Ministrja Sala: Heqim kufizimin moshor për Check-Up,...

10:20

Rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me...

10:10

Aksident zinxhir në aksin Elbasan–Metalurgji, përfshihen katër...

10:00

Ekuadori në luftë me kartelet e drogës,...

9:46

Peshkaqeni sulmon influencerin në Fixhi, i nënshtrohet...

9:36

Netanyahu në Uashington për bisedime me Trump,...

8:44

Ukraina godet rajonin e Moskës me sulmin...

8:32

Marrëveshja me SHBA-në/ 302 mln dollarë kredi...

8:12

Horoskopi ditor, zbuloni çfarë ju pret sot...

8:01

Temperaturat ngjiten deri në 37°C, mot i...

10:41

Ofertë e “çmendur”, Al Hilal kërkon yllin...

10:28

Trump: Po zhvillojmë bisedime të mira me...

10:25

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse konsumoni...

10:15

Molla para gjumit, ja përfitimet që sjell...

10:09

A ekziston shqisa e gjashtë?

9:49

Houthi godet objekte të naftës në Arabinë...

9:26

Rumania shpalli ambasadorin rus person të padëshiruar

Më të klikuarat

  • “Situata më e vështirë e karrierës sime 12-vjeçare”, flet po...
  • Përgatituni për ndryshime të momentit të fundit! Horoskopi j...
  • Lezhë/ I bie arma nga çanta në spital dhe shkrepet pa dashje...
  • “Hajduti i pulave”, Rama ndan videon e VIZION PLUS: Shehaj n...
  • Parashikimi i motit për ditën e martë, çfarë ndodh me temper...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.