Qyteti i bukur juglindor i Korçës, i quajtur ndryshe Parisi i vogël i Shqipërisë, është njohur gjithmonë për vlerat e shumëllojshme historike-kulturore dhe kulinare që e kanë shndërruar në një destinacion të preferuar për shumë njerëz. Mikpritja e ngrohtë, lakrori, petaniku dhe petullat e fshira, shoqëruar dhe me traditën e hershme të birrës e kanë shndërruar këtë qytet në një pikë të rëndësishme të zhvillimit të turzimit në vend, por jo vetëm.

 

Prej disa vitesh Korça është kthyer në qyetin mikpritës të festivalit të birrës, festival i cili mbledh rreth pijes magjike dashamirës të alkoolit dhe personazhe të njohura nga sfera sociale e vendit tonë. Surpriza e vërtetë e festivalit të sivjetëm nuk kanë qenë numri i lartë i tursitëve apo litrat e shumta të konsumuara, por politikani i njohur Niko Peleshi. Ish-kryetari i Bashkisë Korç dhe njëherazi ish-zëvendës kryeministër i Shqipërisë ka habitur të gjithë teksa ka kënduar një serenatë korçare në shoqërinë e këngëtarit, Devis Xherahu. Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *