Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në Fier.
Në dalje të qytetit në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele policia ka konstatuar një automjet Renault që kryente lëvizje të dyshimta dhe sapo ka parë makinën e uniformave të rendit është larguar me shpejtësi.
Gjatë ndjekjes që I bëri policia, njëri prej pasagjerëve ka mundur të largohet duke përfituar nga errësira ndërsa drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer tjetër janë kapur në flagrancë.
Pas kontrollit në automjet policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë me silenciator së bashku me karikator me fishekë, si dhe një dozë me lëndë narkotike cannabis sativa.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit:
F.K, 22 vjeç, banues në Durrës, drejtuesi i mjetit, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Armbajtje pa leje”.
K.Gj, 22 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Moskallzim krimi”
Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.P, 29 vjeç, banues në Durrës, me precedent kriminal të mëparshëm në fushën e krimeve ndaj pronës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A.P, Policia e Fierit në bashkëpunim me Policinë e Durrësit kanë gjetur 40 doza me lëndë narkotike Cannabis Sativa.