Shtyhet sërish seanca gjyqësore për Arbër Çekajn, pronarin e kompanisë “Arbi Garden”, në kontenierët e së cilës u gjetën 613 kg kokainë. Shkak është bërë bërë mungesa e avokatëve të Armando Pezakut, shoferit të kamionit.

 

Çekaj tha se gjyqi ndaj tij është është i motivuar politikisht, ndërsa ka kërkuar që në procesin ndaj tij të ketë përfaqësues të ambasadës së SHBA dhe Gjermanisë.

 

“Të jenë prezent, të shohin që gjyqi ndaj meje është farsë, është i motivuar politikisht, është për të mbrojtur trafikantët e vërtetë, për të mbrojtur ata që ndërprenë në mes operacionin policor.”

 

Seanca e radhës është shtyrë për në 19 shkurt.

 

Arbër Çekaj u arrestua në mars të 2018-ës në Gjermani, pasi kishte shkuar atje për të kërkuar azil me pretekstin se në Shqipëri i rrezikohej jeta.

613 kg e kokainës, të cilët ishin fshehur në banana, u sekuestruan në mars të 2018-ës në portin e Durrësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *